Ihdrab

Një histori e shkurtër horror, me një plot twist...
          	
          	
          	U zgjova papritur në 3 të natës me hundën që më rridhte gjak pa pushim. Vendosa dorën që të mos lejoja rrjedhjen e gjakut mbi krevat dhe në dysheme. Vrapova për në tualet, shkova në lavaman, hapa rubinetin e ujit. Shpejt hoqa dorën prej hundës, nga ku vura re se kishte grumbulluar një grusht gjak...
          	
          	E vetmja gjë që po bëja, ishte të shpëlaja gjakun prej hundës derisa të pushonte, por dukej se nuk pushonte. Deri kur... diçka doli prej hundës, nuk jam e sigurt se çfarë, por që pas daljes së asaj gjëje... gjaku filloi të pakësohej, derisa ngadalë ndaloi së rrjedhuri...
          	
          	U tmerrova. Po qaja. Në atë moment, mendoja veç gjërat më të këqija të mundshme. E kisha provuar rrjedhjen e gjakut gjatë ditëve me diell tepër të nxehtë, por jo natën...
          	
          	Ashtu e tmerruar, vendosa të bëja një kërkim në Google, se përse kisha rrjedhje gjaku nga hundët në tre të natës...
          	
          	Zbulova se ma kishte shkaktuar tharja e ajrit nga kondicioneri. Ky ishte plot twist-i i gjithë kësaj historie horror.
          	
          	P.S.: ✨Bazuar nga një histori e vërtetë✨.
          	Më ndodhi disa orë më parë. :)

Himare12

@Ihdrab aaaaaaaa sa e frikshme
Reply

Ihdrab

Një histori e shkurtër horror, me një plot twist...
          
          
          U zgjova papritur në 3 të natës me hundën që më rridhte gjak pa pushim. Vendosa dorën që të mos lejoja rrjedhjen e gjakut mbi krevat dhe në dysheme. Vrapova për në tualet, shkova në lavaman, hapa rubinetin e ujit. Shpejt hoqa dorën prej hundës, nga ku vura re se kishte grumbulluar një grusht gjak...
          
          E vetmja gjë që po bëja, ishte të shpëlaja gjakun prej hundës derisa të pushonte, por dukej se nuk pushonte. Deri kur... diçka doli prej hundës, nuk jam e sigurt se çfarë, por që pas daljes së asaj gjëje... gjaku filloi të pakësohej, derisa ngadalë ndaloi së rrjedhuri...
          
          U tmerrova. Po qaja. Në atë moment, mendoja veç gjërat më të këqija të mundshme. E kisha provuar rrjedhjen e gjakut gjatë ditëve me diell tepër të nxehtë, por jo natën...
          
          Ashtu e tmerruar, vendosa të bëja një kërkim në Google, se përse kisha rrjedhje gjaku nga hundët në tre të natës...
          
          Zbulova se ma kishte shkaktuar tharja e ajrit nga kondicioneri. Ky ishte plot twist-i i gjithë kësaj historie horror.
          
          P.S.: ✨Bazuar nga një histori e vërtetë✨.
          Më ndodhi disa orë më parë. :)

Himare12

@Ihdrab aaaaaaaa sa e frikshme
Reply

Ihdrab

Legjenda thotë se Shqipëria do hyjë në BE vetëm pasi Ihdrab të ketë shkruar librin e saj të parë me hashtagun ✨mafia✨ në Wattpad.
          
          Prandaj s'kemi hyrë në BE domethënë.
          
          
          P.S.: Bëj shaka. Mos e merrni seriozisht. xp

Ihdrab

Okej, accounti im ende s'ka ardhur plotësisht në vete, që pas atij incidentit kur më duhet të përdorja VPN, por të paktën po më hapet edhe pa VPN tani...
          
          Të paktën në celular. Në laptop s'e kam provuar ende.
          
          Ndoshta sërish duhet të mos e përdor shumë, derisa të funksionojë normalisht. Por që po... më kishte munguar ta përdorja pa VPN, si zakonisht.
          
          Dhe më kishin munguar komentet këtej. :')

en1209

@Ihdrab 
          Ti tani ke lindur në 1998? Po pate lindur atëhere i be të jesh 27. Është ora 12 e natës mos ma bëj re. Pastaj edhe sapo kalova një tjetër moment të keq për shkat të një problemi tjetër. Për më tepër jam edhe e sëmurë fizikisht sikur mos të mjaftonte shpirtërisht. E di që Zoti po më sprovon dhe Inshallah t'a kaloj si sprovë. 

Ihdrab

Pyetja e natës (meqë nuk është më ditë):
          
          Nëse ndonjë ditë rikthehem sërish në Wattpad me ndonjë libër të ri, pas gjithë kësaj kohe pa krijuar asgjë të re... a do e lexonit vallë?
          
          (Pyetje 1 milion dollarëshe kjo. xp)
          
          Pas largimit të shumë personave nga ky aplikacion, nuk e di nëse do ia vlente të rikthehesha sërish me diçka tjetër, komplet të re. Nuk jam e sigurt nëse do të kishte mjaftueshëm persona për të lexuar gjëra të reja këtej.
          
          Gjithsesi, momentalisht nuk postoj dot asgjë, pasi ato që mund të kem shkruar janë thjesht copëza shkrimesh ende të palidhura mirë me njëra-tjetrën. Ama e di që mund të kem më shumë se dy projekte letrare në proces shkrimi.

Stelaa18

Jan larguar shume, por ka dhe persona qe jane akoma verdalle edhe lexojne ne heshtje. Nje nder to jam edhe une. Nese ke frymezim edhe deshire, vec shkruaj sepse mbeshtetjen tone mendoj qe e ke, edhe pse jemi pak
Reply

Klaudeta07

@Ihdrab Shumë mirë kështu ^_^
Reply

Ihdrab

@Klaudeta07 Arsyeja përse nuk kam postuar asgjë të re gjithë këtë kohë, është sepse dua që të arrij ta përfundoj së shkruari  një libër nga fillimi në fund. Më vonë, nëse vendos të postoj, do e bëj vetëm pasi të jetë e përfunduar në draft.
Reply

Ihdrab

Nga rubrika: Më thuaj që je e çmendur, pa më thënë që je e çmendur...
          
          - Para disa orësh, po pija një kafe super të ngrohtë, ndërkohë që temperatura jashtë shënonte 42°C.

en1209

@Ihdrab 
            Jam shumë më e vogël se ti. Moshës tënde hiqi edhe nja 10 vite 
Reply

Ihdrab

@en1209 Kam pershtypjen se je më e vogël se unë, por që, nuk e di saktësisht sa je. Të paktën, mendoj se je më e vogël në moshë në krahasim me mua.
Reply

Ihdrab

@en1209 Fun fact: Në moshën 22 vjeç kam jetuar periudhën e fundit më aktive të Wattpad-it, e cila ishte gjatë pandemisë. Dhe ndoshta periudha e vetme kur kam qenë më tepër aktive me shkrimet e mia këtu në Wattpad.
            
            Pra... nuk jam më 22 vjeç, por le të pretendojmë se jam. xp
Reply

Ihdrab

Mirëmëngjes. Uroj të jeni mirë.
          
          Sot desha të shkruaj për një tjetër situatë. Për atë të të qenurit në krizë të brendshme në lidhje me zgjedhjen mes të larguarit apo të qëndruarit në Wattpad.
          
          Besoj se, pothuajse çdo person e ka përjetuar të paktën një herë atë tundimin për t'u larguar nga këtu. Dhe mund të jenë arsye të ndryshme. Tani, nëse arsyeja e largimit tënd anon më tepër nga feja... më dëgjo për pak, në heshtje, pa më gjykuar (ky është thjesht një mendim i imi personal, dhe nuk ke pse e merr tepër seriozisht).
          
          Nuk e di cilës fe i përket, por e di që, në fe të ndryshme flitet pak a shumë njësoj për çështjen e kënaqësive momentale që të ofron ky planet, dhe se nuk duhet ta lësh veten të zhytesh në to e të harrosh Zotin.
          
          E para, të shkruash nuk është e ndaluar. Po të ishte e ndaluar, atëherë as ata librat fetarë që lexon s'do ishin botuar. Nuk është mëkat të eksplorosh zhanret e ndryshme letrare, dhe të eksperimentosh me to, për sa kohë që këto shkrime janë thjesht nga mendja jote dhe nuk cënojnë jetën e asnjë personi ekzistent në këtë planet.
          
          E dyta, të shkruash nuk është një mëkat që të çon në ferr. Ti s'po bën mëkat në këtë rast, thjesht po zhvillon aftësitë e tua në shkrim. Ku e di ti që do shkosh në ferr nëse merresh me shkrim? Ka ardhur ndokush nga ferri e ta ka thënë këtë? Sepse është diçka absurde, nëse e sheh me logjikë të ftohtë.
          
          Dhe e treta, mëkat është të vrasësh njerëzit e pafajshëm. Mëkat është të kryesh krime të llahtarshme, nga më të ndryshmet. Janë ato krimet që e bëjnë gjakun të shpërthejë në shesh. Ato që lenë shenja në lëkurë. Ato që dëmtojnë trupin njerëzor me vetëdashje. Ato që lenë trauma që zgjasim ndër vite. Ky është mëkati më i madh që mund të bësh, dhe që s'duhet ta bësh.
          
          Dhe kaq sa shkrova këtu, i rashë shkurt, sepse conversationat e Wattpad-it kanë një limit gërmash. Kaq ma lejon ky aplikacion, por mund të kisha shkruar edhe më gjatë.
          
          Uroj që ky mendim i imi t'ju ketë bërë të reflektoni për pak. Faleminderit për mirëkuptimin.

Himare12

@Ihdrab un kam kaq dit qe jam e merzit se dashur pa dashur ketu ne wattpad un gjeta 1 shoqe zemre pse jo ta quaj dhe moter se pse ajo vajz me kuptonte me jepte nje ngrohtesi si din vetem motrat ta japin edhe pse un nuk e kam nje te tille edhe pse nuj e njoh personalish dhe jemi njohur ketu po me bente te ndihesha mir kur flisja me te edhe pse shkaqet e largimit i di vetem ajo dhe nuk e detyrojm qe te shkruaj edhe pse ajo thot qe behet fjal per fene dhe nuk e gjykoj sepse motrat din te fali dasghuri pa kushte po i uroj me te mirat e kesaj bote dua qe ajo te jete mir me shendet dhe e lumtur me familjen e saj me gjithe zemer e kam fjalwn per en1209 eshte shume e vecant ne zemren time edhe pse mu duk sikur mu ca zemra me 2 pjes per hern e 3 naten dhe  ju uroj me te mirat e kesaj bote 
Reply

stefibelesova

Je shume e qarte
            Dhe ke shume te drejte
            Jemi ne vitin 2025 dhe akoma nuk e kuptoj se si ka akoma njerez qe merren me pune feje 
            Kjo me duket krejt injorance 
Reply

Ihdrab

@javierslover Ky conversationi i sotëm ishte një mendim momental në mendjen time, sepse mua personalisht (flas për veten time në këtë rast, pa dashur të gjykoj askënd) më duket pakëz absurde të heqësh dorë nga shkrimi, duke menduar se po bën një mëkat duke e zhvilluar si aftësi.
            
            Përkundrazi, unë mendoj se, përderisa ti si person do që të shkruash, ose të vjen natyrshëm të shkruash histori apo libra, dhe nëse beson në Zot, atëherë duhet ta shohësh këtë aftësi si një dhuratë nga Zoti, ose nga Universi, ose nga cilado figurë e mbinatyrshme fetare në të cilën beson.
            
            Duhet patur parasysh dhe një gjë, të cilën shumë njerëz e harrojnë, ose thjesht e injorojnë. Shumica e librave fetarë janë shkruar në një kohë kur mendja njerëzore ishte e tillë. Që domethënë, nuk janë shkruar në kohën e sotme, në kohën kur mendimet e njerëzve që lindin sot janë komplet tjetër nga mendimet e atyre që kanë lindur në kohën kur janë shkruar ata libra.
            
            Dhe diçka që, prap, njerëzit e harrojnë. Jeta e çdo personi është parajsë dhe ferr bashkë, që në momentin kur vijmë në jetë. Në bazë të vendimeve që merr, varet dhe jetesa jote, nëse je në parajsë apo në ferr. Disa herë do e ndiesh veten në parajsë, dhe herë të tjera në ferr. Por... kjo është jeta, në fund të fundit. Ke ardhur në jetë për të mësuar dhe kuptuar gjëra të ndryshme. Je një eksperiment jetësor, si shumë e shumë gjallesa të tjera të këtij planeti.
Reply