enemyofself

Sa shumë gjëra do të doja te flisja me ty, sa shumë..
          Kujt tja them? Qiellit? Tokës? Detit? Erës apo Ajrit?
          Askush nga ata nuk të zevendeson, asnjeri nuk të dëgjon këshillon si ty.
          Kam nevojë për dikë që të më thoje: Lëvizë prapanicen, do të të rrembej për pak , sa të qetësosh atë zemrën tende lejla. 
          
          A do të vish dhe njeher ? Dua të takoj për së gjalli se nëpër ëndrra me ke harruar që prej datës 18 korrik. 
          
          Të adhuroj Galaksia ime, e vetmja pjesë e imja. 

enemyofself

Ku je ? Të kërkoj por nuk të gjej ..
          Je mes diellit dhe hënës ..mes detit dhe rërës. 
          Ke humbur në pafundësi..trupi yt u dogj e u bë hi. 
          Detit ia fale trupin , neve na fale kujtime..po mua çka me fale , o e shtrenjta ime?
          U bëre një yll, pëllumb e flutur 
          Dorën ngre lart për të parë ty ..
          Por nuk të arrij dot o kukull..
          Largesi të madhe kemi ne të dy..
          Kujtimet që më ke lënë nëpër sokake 
          Hapat e mi kur i shkelin i vrasin 
          Më duhet ta them, trumcake 
          Se sytë e mi kur të kujtoj në lot bërtasin..
          Kishe të drejtë kur the se "po të isha djalë do të dashuroja"
          Ndërsa unë dhe pse ishe vajzë për ty jeten dhuroja...
          Ne nuk ishim motra,
          As mike ..
          Ne ishim me shume se aq ..
          Ne ishim një forcë e jashtëzakonshme fizike 
          Kur truri ynë bëhej një , bashkë. 
          Sa fjalë le pas , sa endrra e veç një vepër..
          Tu prenë përgjysmë dhe jeta jote që ishte kryevepër..
          Do t'ia kaloje Shekspirit, Kadaresë apo dikujt tjetër..
          Sepse jeta që kalove ti ishte si libri " Të mjerët"
          Të gjitha ngjarjet e tua nuk i di, se fjalë pak më ishe por të premtoj se për ty do të bëj roman dhe jo një afishe..
          Nuk e di në do ta botoj, para nuk kam ..
          Ndonjëherë mjafton vepra se lekët aty janë.