Description
Ku jam? Kam frike, vertete frike. Dua te arratisem, por nuk mundem ti shpetoj ketij vendi. Nuk eshte me vendimi im. Nuk jam me une ajo qe kontrolloj fatin tim. Dua te jetoj. Me degjon Zot? Tani jam me prane teje, apo ketu te kam humbur pergjithmone? Tani dua te jetoj. Dua te ndjej serisht ajrin e fresket te pranveres, flladin e lehte qe me perkedhel floket, eren e luleve, dua te prek serisht barin teksa shtrihem ne ate tapet te gjelber, dua te ndjej vesen qe me njom rrobat, dua te ndjej token nen kembet e mia teksa eci, dua te shof ngjyren e qiellit, detin, diellin, yjet. Dua te shijoj diten e ti frikesohem serisht nates. Dua te shof floket e bores teksa magjishem bien mbi toke, dua te dashurohem serisht. Dua te ndjej ngrohtesine e krahve te dikujt teksa me shtrengojne, e butesine e puthjeve te dikujt qe vertete me do. Dua te eci mes njerezve e me ne fund te ndihem pjese e turmes, e jo ndryshe prej tyre. Dua te vrapoj, te qesh, te qaj, te hidherohem, gezohem. Dua te rrezohem e te ngrihem serisht. Dua te jetoj. **Per te tere ju qe e keni lexuar me pare ne blog-un tim: Po transferoj historite e blog-ut ketu ne Wattpad! ©2012