Start Reading
Description
Vazhdimi i librit "Folmë për dashurinë" E ajo gjithnjë e kishte mbajtur mbyllur në një kafaz atë dashuri, si diçka të çmuar që kurrë s'do donte ta humbiste. Mendonte se e kishte larguar prej vetes, por vetëm sa i kishte krijuar një hapësirë veçmas, një kënd të qetë, të fjetur, që nuk ngacmohej prej stuhive të mendimeve dhe ndjenjave, tek i cili nuk dyshonte kur zgjohej në mëngjes apo kur shkonte për të fjetur. Gjithnjë pranë saj, edhe atëherë kur zymtësia ia vishte gjithë qenien, edhe kur shiu s'pushonte, edhe atëherë kur çdo gjë përmbysej. Ajo kishte krijuar një kafaz të përjetshëm. E nga ai kafaz kurrë s'do ta nxirrte dashurinë. Filluar më 22 shkurt 2020 Përfunduar më 12 maj 2020
1
Continue Reading on Wattpad