Dashuri mes plumbav...
By Efiola
126.9K
8.8K
6.6K
  • Romance
  • albanian
  • bullet
  • dhimbje
  • epsh
  • killer
  • letra
  • mister
  • mystery
  • pain
  • pasion
  • plumba
  • secrets
  • sekrete
  • shqip
  • vrases

Description

Shkoi pranë tij me hapa të ngadaltë e i qëndroi disa hapa larg, aq sa atij t'i mjaftonte t'i hidhte një shikim trupit të saj nga koka te këmbët e të kënaqej me pamjen që i servirej para. I bëri me shenjë t'i ulej në prehër. Ajo hodhi njëherë sytë përreth si për të kërkuar ndihmë e kur pa se askush nuk e kishte mendjen te ajo, u afrua te mashkulli përballë saj me trupin që i dridhej e me zemrën që i buçiste si e çmendur prej frikës. Uli kokën duke parë orën e saj të dorës e duke numëruar sekondat që kalonin, me shpresën se ato dy orët e fundit ndoshta do të kalonin më shpejt se zakonisht: gjë që doli një zhgënjim total. Ndjeu një dorë që iu vendos paturpësisht në të pasme e menjëherë ktheu kokën drejt tij duke e parë plotësisht e terrorizuar nga veprimi i tij i papritur. Ai, i kënaqur nga reagimi i saj, filloi të lëvizte dorën përgjatë pjesëve të saj femërore e herë pas herë i linte puthje në qafë. Ajo vendosi duart në kraharorin e tij të mirëformuar e filloi të bënte përpjekje për t'u larguar, ndonëse e dinte edhe vetë se nga aty nuk kishte kurrsesi shpëtim. Ndaloi kur duart e tij shtrënguan fort ato të sajat për të mos u larguar. E shikoi në fytyrë e vuri re se ai ishte duke nënqeshur. Afroi kokën pranë veshit të saj e filloi t'i pëshpëriste me një theks francez: -Shhhhh... Është vetëm fillimi...S'ke përjetuar asgjë ma cherie... Filluar më 18 shkurt 2018 Përfunduar më 5 maj 2018

Draft

Continue Reading on Wattpad
Dashuri m...
by Efiola
126.9K
8.8K
6.6K
Wattpad